Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin e rishikuar
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij.
“E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.
“Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”, ka theksuar shefi i shtetit.
Me dekretimin e këtij Ligji, pritet që i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe të nis zbatimi i tij, duke mundësuar sidomos ekzekutimin e mjeteve të parapara për Pakon Emergjente dhe atë të Rimëkëmbjes.