Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Si u zbulua anestezioni?
Përpara se të zbulohej anestezioni, operacionet ishin tejet të dhimbshme dhe ato kryheshin vetëm nëse nuk kishte zgjidhje tjetër dhe pacienti ishte në prag të vdekjes.
Në mungesë të anestezionit, për t’i bërë operacionet më pak të tmerrshme, shpejtësia ishte shumë e rëndësishme sidomos kur flasim për prerje. Robert Liston ishte një kirgurg i njohur për shpejtësinë e tij gjatë operacioneve. Ai mund të hiqte një këmbë në 25 sekonda. Edhe pse kjo nuk lehtësoi dhimbjen, ajo shkurtoi traumën pothuajse të paimagjinueshme të operacionit.

Atë kohë shumë mjekë u munduan të zbulonin mënyra për të vënë pacientët në gjumë. Disa provuan hipnozën të tjerë kombinime të ndryshme kimike si eteri-një përzierje e hollë e acidit sulfurik dhe alkoolit, por ato të gjitha dështuan, madje veç sa komplikuan gjendjen e pacientëve edhe më shumë.
Eksperimentet megjithatë nuk ndaluan. Profesori skocez James Simpson filloi përdorimin e një gazi me erë të këndshme të quajtur kloroform. Disa pika në shami së shpejti u bënë anestezioni i zgjedhur për kirurgun modern, derisa pacientët filluan të vdisnin nga përdorimi i tij. Kjo sepse askush nuk dinte se çfarë doze të përdorte.
Kirurgu John Snow kishte filluar të eksperimentonte përdorimin e kloroformit në kafshë për të zbuluar se cila ishte doza e mjaftueshme që nuk do t’i çonte pacientët drejt vdekjes. Në vitin 1850 e tutje dhimbja vlerësohej si një funksion jetësor dhe një stimulues i trupit për të luftuar stresin e operacionit. Snow e kundërshtoi këtë. Ai madje i dha Mbretëreshës Victoria kloroform gjatë lindjes së fëmijës së saj të tetë në vitin 1853, sepse mendonte se dhimbja duhet të lehtësoj.

Me fillimin e shekullit 20, filluan të përdoreshin anestezikët e parë lokalë bazuar në kokainë. Ndërsa anestezioni filloi të merrej më seriozisht dhe të studiohej si profesion në vete. Por eteri dhe kloroformi, të cilat ndonjëherë përdoreshin në kombinim, ishin ende të vetmet anestezikë të përgjithshëm. Në vitet 1930, studimet e njëpasnjëshme treguan se kloroformi nuk ishte aq i sigurt sa eteri.
Por, u desh një luftë botërore për të zhvilluar ilaçet dhe gazrat që përdoren sot dhe krejt kjo falë zhvillimit të armëve bërthamore.
Bombat bërthamore kishin nevojë për heksafluoride të uraniumit dhe përparimi i papritur gjatë Luftës së Dytë Botërore i kimisë u mundësoi njerëzve të prodhonin anestetikë shumë të efektshëm, jo të ndezshëm dhe më të sigurt. Nga diçka që vrau dhjetëra mijëra, doli droga që shpëtoi qindra mijëra.