Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Mbi 27 mijë familje nga 12 gushti mund të tërheqin asistencën mujore në vlerë 130 euro
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se Thesari sot ka urdhëruar transferin për pagesën e pikës 15 të pakos emergjente për 27.572 familje.
Pagesat do të mund të tërhiqen nga data 12 gusht.
Pika 15 e pakos emergjente ka të bëjë me pagesën e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajt prill, maj dhe qershor.
“Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdhëruar transferin për pagesën e 27,572 familjet përfituese të masës 15, per muajin maj dhe qershor njëkohësisht, duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen me prioritet nga organi kompetent. Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht për shkak të aspekteve operacionale, ashtu që mjetet të tërhiqen nëpër zyra postare sa me afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në Facebook.