Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Edhe pas dështimit, Bajrami thotë se do të kërkoj sërish votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se do t’ua kërkojë edhe një herë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.
Bajrami tha se votimi i një ligji të tillë duhet të shihet si ndihmë për qytetarët e “jo për të bërë luftë partiake”.
“Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament”, ka shkruar Bajrami.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dështoi të votohet dy herë brenda ditës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten. Herën e parë mori vetëm 43 vota, ndërsa për të dytën 45.