Lidhur me nivelet e uraniumit dhe plumbit të gjetura në urinën e adoleshentëve që pinë
17 pacientë me Koronavirus në gjendje të rëndë, janë vendosur në respiratorë
Në Kosovë aktualisht po përballen me virusin Korona 3.824 qytetarë, të cilët janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), ndërsa numri i të prekurve me COVID-19 mund të jetë shumëfish më i lartë.
Shumica e personave të infektuar me COVID-19 po trajtohen në kushte të vetizolimit shtëpiak, ndërsa një numër i tyre me gjendje më të rënduar shëndetësore, po marrin trajtim spitalor.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar bëri të ditur sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e Kosovës, janë hospitalizuar gjithsej 440 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Sipas njoftimit, 357 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, 23 janë me maskë CPAP dhe 17 në respiratorë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Koronavirusi në Kosovë ka arritur në 401 ndërsa numri total i rasteve pozitive të regjistruara prej shfaqjes së pandemisë ka arritur në 11 mijë e 416 raste. Deri më tash janë shëruar gjithsej 7.191 raste.