Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët bashkojnë forcat për t’u kthyer në faktor
Pas një rezultati të kënaqshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, arritjes së një marrëveshjeje historike në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët duket se janë në rrugën e duhur për të shënuar një tjetër progres në Malin e Zi.
Pjesa e madhe e forcave politike aje kanë arritur të formojnë një koalicion të quajtur Lista Shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 30 korrikut.
Shqiptarët etnikë në këtë vend arritën një marrëveshje të tillë falë angazhimit të diasporës shqiptare me qendër në SHBA. Në koalicionin e Listës Shqiptare bëjnë pjesë Forumi Demokratik, Forca Lëvizja Civile për Perspektivë dhe Unioni i Tuzit.
Nik Gjeloshaj një prej liderëve të Listës Shqiptare, që në fund të vitit të kaluar fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Tuzit, u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë për partitë kombëtare. Ai thotë se ky është një moment historik pas fitimit të Tuzit.
Genci Nimanbegu, zv.presidenti i partisë Forca, thotë se shqiptarët kanë mundësi unike që pas zgjedhjeve të fund gushtit të bëhen faktor politik në Malin e Zi.
Pavarësisht se dy parti shqiptare kanë formuar koalicion më vete, diaspora shqiptare ka bërë thirrje për të mbështetur vetëm Listën Shqiptare.
Shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullsisë prej 620 mijë banorë. Shumica e tyre jeton kryesisht në Tuz, afër kryeqytetit dhe Ulqin. Në të dy këto qytete, partitë shqiptare drejtojnë pushtetin lokal.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në fund të vitit 2016, partitë shqiptare garuan të ndara duke marrë gati 10 mijë vota, që përbën gjysmën e elektoratit shqiptar në Malin e Zi.
Sistemi zgjedhor në vendin fqinj ka një prag elektoral prej 3% për të hyrë në Parlament me sistem proporcional. Por për pakicat mund të sigurohet vend nëse sigurojnë 3% të votave të hedhura nga ky elektorat.
Pas zgjedhjeve të fundit, shqiptarët u bënë pjesë e koalicionit qeverisës, duke marrë drejtimin e Ministrisë për të Drejtat e Minoritetit dhe zv.presidentin e Parlamentit.
Zgjedhjet e 30 gushtit do të jetë procesi i shtatë zgjedhor që prej shpalljes së pavarësisë. Në proces kanë të drejtë vote mbi 541 mijë persona edhe pse numri i popullsisë total është 622 mijë.
Këto zgjedhje shihen si fundi i erës së Presidentit, Milo Gjukanoviç që është akuzuar shpesh për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Shumë analistë thonë se, ai ka arritur të mbijetojë për shkak se mungesës së harmonisë mes etnive.
Partia e Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi, në zgjedhjet e fundit siguroi 35 mandate në Parlamentin me 81 vende.