Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Ndikimi i çokollatës në lëkurë
I adhuroni çokollatat? Mund ti hani pa problem por, çokollatat 100% natyrale, jo të përziera.
Çokollata, në vecanti çokollata e zezë nuk është për tu fajsuar për aknet tuaja. Nderkohë që mund të ketë një lidhje ndërmjet dietës dhe akneve. Në përgjithesi janë produktet e qumeshtit dhe karbohidratet e cilësisë së ulët (sheqernat) të cilat janë më shumë përgjegjse. Niveli i lartë i glukozes mund të çoj në një rritje të sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë stimulohen hormonet të cilat e çojnë trupin në prodhim të lartë yndyre. Lekurat e yndyrshme janë ato që krijojnë më shumë acarime aknesh.
Çokollata e zezë përkundrazi është shumë e pasur me antioksidante që luftojnë plakjen edhe mund të perdoret për të bërë scrube dhe maska. Provoni scrubin me sheqer+vajulliri+ çokollate pluhur(ose kakao).
Po ashtu mund të provoni maskën duke bashkuar qumësht me pak mjalte dhe kakao ose çokollatë të zezë pluhur. Pas kësaj maske lekura juaj do jetë më e butë dhe me shkelqim. Nuk do të keni nevojë as të aplikoni hidratuesin tuaj. Këshillohet 1 herë në javë.