Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Sevilla kampion i Ligës së Evropës
Sevilla është fituese e edicionit 2019/2020 në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.
Finalja e madhe e Ligës së Evropës nisi me një penallti, kur Romelu Lukaku në minutën e tretë u pengua në zonë nga Diego Carlos.
Romelu Lukaku. (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images)
Sulmuesi belg ishte i saktë nga pika e bardhë duke kaluar Interin në epërsi.
Por gëzimi i zikaltërve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta dhe Luuk de Jong me një gol të bukur me kokë barazoi gjithçka në 1-1.
Luuk de Jong. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)
Holandezi de Jong gjeti golin e dytë personal në këtë finale kur shënoi në minutën e 33-të pas asistimit të Banegas për epërsinë e Sevillës 2-1.
Inter u kundërpërgjigj shpejtë dhe vetëm tre minuta më vonë barazuan me mbrojtësin uruguaian Diego Godin.
Me rezultatin e barabartë 2-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje finale.
Sevilla – Inter . (Photo by Lars Baron/Getty Images)
Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, edhe pse nuk pati gola të shumtë si në 45 minutat e para.
Dy skuadrat krijuan shumë raste, por u desh të pritej minuta e 74-të për ta parë golin e parë në pjesën e dytë.
Ishte qendërmbrojtësi Diego Carlos që shënoi një gol spektakolar me gërshërë i ndihmuar edhe nga devijimi i Lukakut për epërsinë e Sevillës 3-2.
Diego Carlos. (Photo by Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)
Deri në fund të ndeshjes, Inter tentoi me të gjitha forcat të barazoj rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj Sevilla e fitoi edhe njëherë garën e dytë më të madhe për klube në Evropë.
Për klubin spanjoll kjo është hera e gjashtë që e fiton Ligën e Evropës, pasi më parë këtë gjë e kishin arritur edhe në edicionet 2005/2006, 2006/2007, 2013/2014, 2014/2015 dhe 2015/2016.