“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Transformimi drastik i aktorit të “Gladiator”, Rusell Crowe – dikur një nga meshkujt më joshës
Filmi “Gladiator” i vitit 200 është një film mjaft i shikuar dhe i pëlqyer nga shumë gjenerata.
Aktori i cili luante një nga rolet kryesore, Rusell Crowe, dikur shquhej si një prej aktorëve më atraktivë, referuar pamjes dhe fizikut të tij.
Megjithatë me kalimin e viteve, aktori, producenti dhe regjisori i njohur ndryshoi drastikisht në pamje, duke shtuar shumë në peshë.
Mediat britanike dhe ato amerikane kanë publikuar së fundmi disa fotografi të tij, duke krahasuar dukjen e Rusell me kohën kur cilësohej si një nga meshkujt më joshës në planet, me atë që është sot.
Vlen të përmendet se si nga fiziku, ashtu edhe stili i tij ditëve të sotme lë shumë për të dëshiruar.
Mediat e huaja rendisin kequshqyerjen dhe mos aktivitetin fizik si faktorët që çuan deri në këtë transformim drastik të Crowe.