Flet për herë të parë djali që shoqëronte 17-vjeçaren e mbytur: Ç’ndodhi me ta
Pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Velipojës, gjykata ka lënë në burg 24-vjeçarin që ndodhej në motorrin e ujit me Enisa Dodën, vajzën që u gjet e mbytur.
Indrit Bajraktari, dëshmitari dhe i akuzuari kryesor, ka folur për herë të parë rreth asaj çfarë ndodhi atë ditë në det. Sipas deklaratës së tij, të rinjtë janë rrëzuar nga mjeti dhe nuk kanë patur jelekë shpëtimi veshur. Pas rrëzimit Bajraktari shprehet se ka rënë pa ndjenja dhe s’mban mend çfarë ka ndodhur më tej.
“Kur jam kthjelluar, ka ardhur një çift me motor dhe më kanë thënë se do njoftojnë që të më marrin. Kam pasur frikë, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur dhe ndaj tentova të largohesha.”
Përsa i përket njohjes me vajzën, i riu thotë se e ka njohur pasi “motra e saj ndodhet në Angli”.
“Nuk kemi pasur jelek shpëtimi. Unë kam qenë duke i dhënë motorit dhe jemi larguar shumë nga bregu. Nga era dhe nga dallgët kemi rënë të dy nga motori.”