Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Guxoni të provoni këto kombinime të çuditshme ushqimesh?
A jeni gati të provoni diçka të re? Këto nuk janë kombinime tradicionale të ushqimit me të cilat jeni mësuar, por njerëzit betohen se janë me të vërtetë shumë të shijshme dhe ja vlen t’i provoni.
Kombinimet e ushqimieve të ëmbla dhe të njelmëta do ju sjellin specialitete të nivelit tjetër. Mos hezitoni jepni një mundësi këtyre kombinimeve!
Akullore dhe patate të skuqura
E ëmbël – e njelmët, E ftohtë – e nxehtë, këto dy ushqime nuk kanë asgjë të përbashkët, por së bashku kanë një shije shumë interesante.
Çokollatë dhe avokado
Jo vetëm që ju mund të hani një pjesë avokado me çokollatë, por po ashtu mund të provoni edhe milkshake me këta dy përbërës, nuk do të zhgënjeheni.
Coca Cola dhe pula
Shumë njerëz preferojnë të pinë Coca Cola kur hanë mish, por a keni provuar të fërgoni mishin e pulës me Coca Cola. Do të fitoni një shijë interesante që është njëkohësisht e ëmbël dhe e njelmët.
Gjalp kikiriku dhe hamburger
Ndërsa shumë nga opsionet në këtë listë mbështeten në kombinime të ëmbëla me kripë, kjo është më shumë një situatë kripe dhe më shumë kripë. Herën tjetër që hani hamburger shtoni pak gjalp kikiriku dhe provoni këtë kombinim interesant.
Çokollatë dhe çipsa
Receta e çipsave me çokollatë nuk është diçka e re. Shumë njerëz kanë treguar se ju pëlqen përzierja e të ëmblës me të njelmëtën. Keni guxim, provojeni edhe ju.
Gjalpë kikiriku dhe kastaveca turshi
Ishte New York Times e para që sugjeroi të përgatisni sanduiç me gjalpë kikirike dhe kastraveca turshi. Njerëzit e provuan dhe u ndanë të kënaqur me kombinimin. Ata madje e sugjeruan të tjerëve ta provojnë.
Boronica dhe biftek
Kërkoni në Google “boronica dhe biftek”, dhe do të gjeni shumë receta për salcat me bazë boronice për t’i shtuar filetos tuaj. Fruti është i ëmbël, por jo shumë i ëmbël dhe nuk do të mposht aromën e mishit.
Shalqin dhe krip
Kripa balancon aromën dhe shijen e shalqirit, prandaj shumë njerëz kanë filluar të bëjnë një kombinim të tillë këtë verë.
Susam dhe çokollatë
Susami nuk përboret vetëm për ushqime të njelmëta. Për fat të mirë ai është shumë i gjithanshëm andaj ju sugjerojmë të provoni atë me çokollatë.
Mollë e gjelbër dhe salsa
Herën tjetër që hani molla të gjelbër provoni një pjesë të zhytur me salsa.
Shalqin dhe djath feta
Feta është ylli i sallatës klasike greke, por është po aq e shijshme kur çiftëzohet me fruta. Cilësia e saj e dendur e bën atë mënyrën e përsosur për të shtuar më shumë aromë në një sallatë me lëng shalqiri.