Tuesday, May 24, 2022

Haziri: Emri i presidentit kalon nga zyrat e LDK-së…, dihet kush bëhet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhja e presidentit kalon nga zyrat e LDK-së. Sipas tij, njëjtë siç kaloi edhe zgjedhja e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.

E kur bëhet kështu, Haziri thotë se “dihet kush bëhet president”.

“Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.

Çështja e presidentit është diskutuar kohëve të fundit në vend. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta marrë këtë post. Ndërkaq është përfolur edhe emri i Isa Mustafës.

Mandati i presidentit Hashim Thaçi zyrtarisht përfundon në prill të vitit 2021.

- Advertisment -

Lexoni