Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Mënyrat më efektive shtëpiake për të ndalur dhimbjen e veshit
Dhimbja në vesh nuk është diçka shumë e zakonshme por kur ndodh, mund të jetë vërtet e mundimshme. Mund të shkaktojë pengesë në përtypjen, gjumin dhe aktivitetet e tjera të thjeshta ditore.
Dhimbja në vesh mund të shkaktohet edhe nga bakteret, viruset ose kërpudhat që bllokohen në mes të veshit të jashtëm. Disa shkaqe të tjera të një infeksioni në vesh përfshijnë ujë, presion, reaksione alergjike dhe infeksione të lëkurës.
Nëse vuani nga një dhimbje në vesh dhe nuk dëshironi të nxitoni te mjeku në këtë pandemi, këtu janë pesë mënyra të lehta dhe të sigurta shtëpiake që mund t’i provoni.
HUDHRA
Karakteristikat antikakteriale të hudhrës mund të ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve. Por nuk është një zëvendësim i antibiotikëve dhe kështu mund të sigurojë vetëm lehtësim të shpejtë. Mund të përtypni thelbin e papjekur të hudhrës. Nëse nuk mund ta bëni këtë, mund të përgatisni vajin e hudhrës duke vendosur pak hudhër në vaj dhe duke e ngrohur derisa hudhra të jetë kafe. Merrni vajin dhe vendosni 1-2 pika në veshin tuaj.
GJINGJERI
Gjingjeri po ashtu ka veti anti-inflamatore dhe mund të jetë një ilaç i mirë për të qetësuar dhimbjet e veshit. Mund të provoni të aplikoni lëng gjingjeri rreth kanalit të veshit të jashtëm. Ju gjithashtu mund të përgatisni vaj gjingjeri duke ngrohur pak vaj dhe duke shtuar aty gjingjer të grirë. Përzierjen aplikojeni në kanalin e jashtëm. Mos e vendosni vajin brenda veshit.
KOMPRESIMI I FTOHTE/NGROHTË
Kompresimi i ftohtë mund të bëhet duke përdorur një paketë akulli ose një leckë të lagur. Merrni një pako akulli ose nëse mendoni se nxehtësia ju ndihmon më shumë merrni një leckë ose pako për ngrohje dhe vendoseni në vesh, ku dhemb për 10 minuta.
UTHULL MOLLE
Merrni sasi të barabarta të uthullit të mollës dhe ujit përzieni ato së bashku dhe vendosni disa pika në vesh dhe më pas mbulojeni veshin me një top pambuku. Uthulla e mollës punon mirë për uljen e inflamacionit dhe ka veti antibakteriale.
VAJ ULLIRI
Ngrohni pak vaj ulliri dhe derdhni dy-tre pika në veshin tuaj. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes. Vaji nuk duhet të nxehet aq shumë sa që mund të dëmtojë veshin. Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë ilaç për fëmijët.