Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për bursistët
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim për ndarjen e bursave për studentët elitar për vitin akademin 2019/2020. MASh njofton se përfitues të bursës do të jenë 1516 studentë, të cilët do të marrin një shumë prej 700 eurosh. Ndarja e bursave do të bëhet brenda një afati të shkurtër.
Ky është njoftimi i plotë nga MASh:
Njoftim
Ministri Likaj ka marrë vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, të niveleve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020. Përfitues të bursave janë 1516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master. Shuma e bursës për student është 700 euro. MASh njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër.