Edhe në bregdet maska është e detyrueshme në ambientet publike
Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit gjithmonë e më tepër njerëzit kërkojnë të lëvizin dhe të vizitojnë Shqipërinë.
Pasi që plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare është adekuate në këto ditë të nxehta.
Një tjetër avantazh nga Shqipëria për turistët amerikanë është se nuk u kërkohet një test negativ për COVID-19ën në aeroport, siç ndodh në shumicën dërrmuese të vendeve të botës.
Por si gjithandej botës maska është e detyrueshme në ambientet publike.
E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit të COVID-19, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi.