Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Uragani “Laura” tmerron banorët në SHBA, erërat arrijnë deri në 240 km/h (VIDEO)
Uragani Laura, uragani më i fuqishëm që ka goditur SHBA këtë vit, ka kaluar sërish në jug-perëndim të Luizianës si një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme e kategorisë 4, duke ngritur frikën se mund të shkatërrojë komunitetet bregdetare.
Qendra Kombëtare e Uraganeve tha që ditën e sotme stuhia kishte goditur zonën Cameron në Luiziana, afër kufirit të Teksasit, me erëra të forta prej 150 mph.
Parashikuesit thanë se rritja e stuhisë mund të sjellë problem të mëdha. Autoritetet paraprakisht kishin bërë kërkesë që banorët bregdetarë të Teksasit dhe Luiziana të evakuoheshin, por shumë prej tyre nuk e kanë bërë këtë.