Rriten shifrat: 9 të vdekur dhe 115 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë
Rastet me vdekje nga Covid-19 në Kosovë kanë shënuar sërish rritje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 9 raste të reja të vdekjeve me Covid-19. IKSHPK konfirmon po ashtu se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 466 mostra, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive.
Me 9 rastet e reja të vdekjeve, numri total i viktimave nga koronavirusi shkon në 508.
Kurse numri total i rasteve pozitive në Kosovë tani është 13.215. Të shëruarve deri më sot janë 9.355 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste,komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.