Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Zgjedhjet në Mal të Zi, pjesëmarrja 74 për qind
Mali i Zi ka mbyllur 1 217 qendrat e votimit me një pjesëmarrje si kurrë më parë. Ndërsa në zgjedhjet e 4 viteve më parë votuan rreth 73%, në zgjedhjet e sotme një orë para mbylljes së votimit kishin votuar më shumë se 74%.
Ky proces zgjedhor është shoqëruar me debate të forta mbi identitetin kombëtar dhe vlerat e besimit, duke bërë që shumë qytetarë të nxiten të votojnë. Këto votime pritet të përcaktojnë nëse partia e Milo Gjukanoviç, që është në pushtet prej 30 vitesh, do të duhet të dalë në opozitë apo të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit.
Mbi 540 mijë persona kanë të drejtë për të votuar dhe prej tyre do të zgjidhen 81 përfaqësuesit e Parlamentit. Këto janë zgjedhjet e shtata pas pavarësisë në vitin 2006. Politika në Malin e Zi është e polarizuar në parti që e pozicionojnë veten në pro perëndimore dhe pro serbe dhe ruse. Ndikim pritet të ketë mbështetja që kisha ortodokse serbe u ka dhënë forcave opozitare pro-serbe.
LEXO EDHE KËTË: