“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Ali Ahmeti dëshmon në Gjykatën Speciale
Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm në mjediset e Gjykatës Speciale në Kosovë për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës.
Marrja në pyetje është duke u bërë në Prishtinë dhe jo në Hagë sikurse ka ndodhur me personat e tjerë të ftuar nga kjo Gjykatë.
Ahmeti u ftua të dëshmojë më 22 korrik, pak javë pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli qenë njoftuar publikisht për akuza rreth krime gjatë dhe pas luftës.
Udhëheqësi i BDI-së, është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Analistë të ndryshëm në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se kërkesa për të dëshmuar i qe paraqitur Ahmetit përpara zgjedhjeve të 15 korrikut, ndërkohë që shumëkush ka vënë në diskutim lidhjet që mund të ketë ai me çështjen në ngarkim të Thaçit dhe Veselit.