E vërteta e përfundimit të ‘Keeping Up With the Kardashians’, arsyeja pse familja e famshme i dha fund
Më shumë informacion është bërë i ditur në lidhje me atë që ndodhi saktësisht në prapaskenën e “Keeping Up With the Kardashians” duke i dhënë fund reality show-t të familjes së famshme. Sipas një raportimi të ri nga The Sun, familja ishte e ndarë në lidhje me përfundimin ose jo të shfaqjes, por ai përfundim, Kris Jenner i dha fund pasi Kim Kardashian dhe Kylie Jenner donin të hiqnin dorë.
“Familja është përfshirë në një debat të vazhdueshëm mbi të ardhmen e shfaqjes për muaj me radhë,” thotë një burim. “Kim e ka të gjithë dramën me Kanye West që vazhdon – ai po refuzon të nxjerrë gjëra personale në shfaqje dhe është gjithnjë e më e vështirë për Kim të gjejë kohë për të filmuar shfaqjen. Kylie po bën miliarda dollarë përmes linjës së saj të kozmetikës – ajo nuk ka nevojë për shfaqjen. Ndërsa Kendall, nuk e ka pasur asnjëherë qejf famën dhe të qenit në qendër të vëmendjes. Filmimi i shfaqjes kërkonte që ajo të ishte në L.A. me familjen e saj – ndërsa tani ajo është e lirë të fluturojë për pushime.”
Mirëpo ka edhe nga ata që kanë qenë kundër mbylljes së shfaqjes. Ata janë Khloé Kardashian dhe Scott Disick.
“Të vetmit njerëz që janë mërzitur janë Khloé dhe Scott Disick. Khloé u përpoq të nisë disa shfaqje – por asnjë prej tyre nuk ka qenë aq e suksesshme sa KUWTK. Dhe askush nuk e di si Scott do të fitojë para tani që shfaqja është anuluar – ai pëlqen të fluturojë në avionë privatë dhe të trajtohet si një yll i vërtetë.”
Siç thotë burimi, Kardashians nuk kanë më nevojë për KUWTK për të fituar para ose për të promovuar markat e tyre (ato kanë Instagram për këtë punë), por “në fund të fundit, ishte vendimi i Kim për të bërë një pushim dhe daljet e Kylie-t dhe Kourtney-t ishin një sinjal gjithçka ishte drejt fundit”.