Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Reçel fiku me vetëm dy përbërës
Kush nuk e pëlqen reçelin?! Për më tepër që është zgjidhja perfekte për një mëngjes të shpejtë. Po sikur t’ju themi që reçeli i fikut është shumë më i thjeshtë për t’u bërë sesa e kishit menduar? Ju duhen vetëm 2 përbërës, fiq dhe sheqer.
Recetën e sjell Erida Kabashi.
Ju duhen:
– 3 kg fiq
– 1,5 kg sheqer
I ziejmë fiqtë ngadalë për 3-4 orë, pasi u keni shtuar edhe sheqerin. Po, vetëm kaq! Për ta ruajtur reçelin përdorni disa kavanozë.
Sterilizoni kavanozët më parë dhe pasi t’i mbushni, mbyllini kapakët mirë dhe i vloni përmbys përreth 1 minutë në mënyrë që të mbyllen mirë. Kështu e keni gati për gjithë dimrin.