Saturday, May 21, 2022

Si u helmua opozitari rus

Deri tani është menduar se kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny u helmua pasi piu një filxhan çaji në aeroport.

Por tani ekipi ndihmës i tij pretendon se në fakt ai është sëmurë, pasi piu një shishe uji në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Siberi.

Ndihmësit e tij thonë se me të mësuar lajmin i kishin kërkuar një avokati të shkonte në dhomën e hotelit në Tomsk e të merrte gjithë çfarë gjente aty, veçanërisht shishet e ujit.

Ato u analizuan dhe dy javë më vonë, laboratori gjerman gjeti gjurmë Novichoku, pikërisht substance toksike me të cilën u helmua Navalny, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Dy ditë më parë, 44-vjeçari arriti të marrë frymë vetë dhe postoi një foto nga spitali. Deri tani besohej se ai u shënjestrua në aeroport.

“Tani e kemi kuptuar: Helmimi është kryer para se ai të largohej nga hoteli”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, po vazhdon të trajtohet në një spital gjerman në Berlin.

Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit, ndërsa Kremlini mohon çdo përfshirje.

- Advertisment -

Lexoni