The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
OVL e UÇK-së thotë se “Rrufeja 3” u ka sjellë sërish dosje të Speciales
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë të martën se për herën e tretë ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në një konferencë për media ka thënë se “Rrufeja 3”, sot rreth orës 10:45 i ka sjellur disa dosje shumë shpejt dhe ka ikur.
Sipas tij, në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.
Gucati tha se në këto dosje ka emra të ndryshëm, mirëpo siç tha ai nuk janë të autorizuar t’i përmendin.
“Rrufeja 3’ ka qenë edhe i shpejt si rrufeja, se sot veç i ka gjuajtur këto dosje dhe ka shku, rreth orës 10:45. Kanë ardhur dosje tjera që ne supozojmë që janë nga Gjykata e Speciale në Hagës. Ka figura dhe emra të ndryshëm që nuk jemi të autorizuar t’i përmendim”.
“As ne nuk e dimë arsyen se pse këto dosje po vijnë tek ne. Ka emra të figurave të ndryshme, flitet për dyshime dhe ngritje të aktakuzave. Çdo dokument që na vjen ne do t’i bëjmë publike, përderisa ata nuk janë në gjendje t’i ruajnë dokumentet e tyre. Qëllimi i tyre është që të zhveshin luftën e UÇK-së”, ka thënë Gucati.
Kurse nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë ish-figura udhëheqëse të UÇK-së.
“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi, etj”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se nga personi që i ka sjellë dosjet është lënë porosi se tashmë do të sjellë CD.