“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Çka përmbajnë masat e reja lehtësuese të Qeverisë
Lehtësimi i masave anti-Covid, pritet të sjell disa ndryshime, që nga orari i lëvizjes e deri te orari i punës së gastronomisë dhe mënyrës së funksionimit të tyre.
Pas konsultimeve që IKSHPK ka zhvilluar me Ekipin Koordinues si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, pritet që vendimi i ardhshëm të filloj të zbatohet qoftë nga kjo fundjavë apo nga e hëna e ardhshme.
Sipas asaj që merr vesh Rpost, masat e reja përfshijnë zgjatjen e lirisë së lëvizjes nga 22.30 në 00.00.
Po ashtu, kafiteritë dhe restorantet, do të mund të punojnë deri në mesnatë. Masat e reja do të ndryshojnë edhe format e tashme të shërbimeve, duke përfshi edhe shërbimet brenda lokaleve dhe jo vetëm nëpër terasa, për shkak të rënies së temperaturave. Sidoqoftë, gastronomia do të jetë e obliguar të respektojë distancën e rreshtimit të tavolinave dhe mysafirëve që do të lejojë brenda, duke mos lejuar shkelje të distancës dhe grumbullime të numrit të madh të njerëzve brenda lokalit.
Lehtësimin e butë të masave e kanë paralajmëruar edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Nisur nga këto paralajmërimeve, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka pezulluar një protestë që e kishte thirrur për të premtën, për t’i dhënë rast Qeverisë që të marrë vendimin për lehtësimë të masave gjatë vikendit.