Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
3 viktima dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Nga 645 mostra të testuara brenda 24 orëve, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 48 raste. Ndërkohë, janë regjistruar edhe tri raste të vdekjeve me COVID-19, prej të cilëve1 rast nga spitalin në Prizren, 1 nga spitali Gjakovë dhe 1 nga spitali në Gjilan.
Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.