“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Këta VIP-a vdiqën në rrethana të dyshimta – Ende ka dyshime
Këto janë disa nga personat e famshëm që kanë humbur jetën në mënyrë misterioze, me disa vdekje që ende nuk janë zbardhur.
Michael Jackson
Ekziston një mori teorish për vdekjen e yllit të muzikës pop: që nga neglizhenca e mjekëve e deri tek vetëvrasja e tij.
Bruce Lee
Zyrtarisht vdiq nga një sëmundje por sipas teorive konspirative mund të kemi të bëjmë edhe me vetëvrasje.
Elvis Presley
Këngëtari u gjet pa ndjenja në tokë të njëtën ditë që duhet të jepte concert në Memphis. Sipas zërave, thuhet se vrau veten për shkak të një numri të madh sëmundjesh që vuante.
Marilyn Monroe
Versioni zyrtar thotë se vdiq për shkak të mbidozës nga droga, por ka të afërm që denoncuan për vrasje.
Amy Winehouse
Autopsia zbuloi se kishte vdekur për shkak të mbidozës së drogës dhe një konsumi të ekzagjeruar të alkoolit, por në fakt artistja po rehabilitohej. Vdekja mbetet ende mister.
Jimi Hendrix
Vdiq i asfiksuar nga e vjellura e tij, por sipas ish-asistentit të tij u vra nga menaxheri Michael Jeffery pasi Jimi nuk donte të vazhdonte punën me të.
Heath Ledger
I njohur për rolin e Joker tek Batman, Ledger vdiq si pasojë e intoksikimit nga 6 ilaçe, por kurrë nuk u mor vesh se çfarë ilaçesh ishin.
Tupac Shakur
E vranë me disa të shtëna nga një makinë, dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet se kush është vrasësi.
John Kennedy
Dikush me sniper e vrau me tre plumba, mendohet se ishte Lee Harvey por akoma ka detaje të pazgjidhura nga çështja.