Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
23-vjeçarja shqiptare rrihet për vdekje nga bashkëshorti në SHBA
Fati tragjik mund të ndjekë edhe nëse ke realizuar ëndrrën e dikurshme apo edhe aktuale, për shumë shqiptarë; “ëndrra Amerikë”.
Një 23 vjeçare, Elena Alinj, nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në Amerikë, nga dhuna barbare e bashkëshortit të saj.
Mësohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as ugjencën.
E reja, e cila ishte nënë e një vajze 11-muajshe, raportohet se humbi jetën brenda 24 orëve, pasi ishte shtruar në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurizore.
Lajmin e bëjnë me dije të afërmit e saj, duke krijuar një postim në “gofundme“, fondacion që mbledh të ardhura për njerëzit në nevoja të tilla, dhe ku kërkojnë ndihmë që trupi i saj të kthehet dhe të prehet në atdhe. Është prekëse, tepër e dhimshme, kërkesa dhe lutja e tyre.
“Ndërkohë që partneri i Elenës është i arrestuar dhe pritet të dënohet, ne kërkojmë ndihmë nga ju për të dërguar trupin e saj në Shqipëri, ku ndodhen të gjithë të afërmit e saj dhe e ndjera të prehet në paqe”, thuhet në kërkesën e të afërmve të Elenës së ndjerë.
“Gjithashtu duhet të bëjmë të pamundurën që familja ( nëna dhe babai) e Elenës të fitojnë të drejtën për të rritur vajzën e vogël, e mbetur jetime”, – thuhet më tej, ndër të tjera, në njoftimin e të afërmve të 23-vjeçares shqiptare, e cila nuk mundi dot të gëzojë as “ëndrrën amerikë” dhe as jetën e re, që sapo nisi, si nënë e një vajze, e cila ende nuk ka mbushur vitin.
Familjarët e saj në SHBA, pasi kërkuan që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri, thanë se ajo kurrë nuk ishte ankuar se e dhunonte bashkeshorti, me qëllim për ta ndihmuar që të parandalohej krimi i shëmtuar .
POSTIMI I PLOTE I TE AFERMEVE NE ‘GOFUNDME’
**Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.
Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.
Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.
Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.
Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. Ju falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!”