Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Vrau prindërit pasi i thanë se nuk mund ta mbajnë më
Vret prindërit por ajo që bën me kokën e nënës së tij shokon! Anerikani Joel Guy Snr 32 vjeç, nga Knox, në Tennessee, SHBA, druante se i ati dhe e ëma nuk do e mbanin më, kështu që vendosi që ti vriste në apartamentin e tyre dhe tentoi që të zhdukte kufomat.
Gjithçka për të përfituar sigurimin e tyre të jetës prej 500 mijë dollarë.
I riu i vrau fillimisht prindërit, ndërsa më tej i copëtoi trupat në tentativë për ti zhdukur.
Kokën e nënës e vendosi në një tenxhere me ujë të valuara dhe pjesët e tjera tentoi që ti shkrinte në acid.
Joel Snr, 61 vjeç dhe Lisa, 55 vjeçe, i kishin thënë djalit se nuk do e mbanin më, pasi ky i fundit nuk punonte dhe përfitonte nga bujaria e tyre.
Por djali i vrau, duke mos e pranuar zgjedhjen e tyte. Hetuesit gjetën në apartament kokën e gruas në tenxheren me ujë, ndërsa pjesët e trupit në dyshemenë e dhomës së gjumit, ku ishte hedhur acid, shkruan noa.al.
Alarmi për të ngjarjen u dha nga një kolege e gruas, e cila ishte shqetësuar se prej disa ditësh nuk e kishte parë në punë.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në 26 nëntor 2016, ndërkohë që detajet e tmerrshme dhe plani djallëzor, u zbuluan në seancën gjyqësore të kësaj të hëne.