Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Donald dhe Melania Trump infektohen me COVID-19
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë dal pozitivë në testin për koronavirus dhe se tani janë të karantinuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti, me moshë 74-vjeçare dhe në grupin e të rrezikuarve nga ky virus, këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, ku shkroi: “Ne do ta kalojmë këtë së bashku”.
Kjo vjen pasi një prej ndihmësve të tij më të afërt u testua pozitiv për koronavirus.
Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare, ishte ndihmësja më e afërt e Trump që doli pozitive deri më tani.
Ajo udhëtoi me të në Air Force One për një debat televiziv këtë javë.