Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Misteri i liqenit plot me skelete njerëzore, 500 persona që vdiqën nga…
Në vitin 1942, një rojtar pyjesh indiane zbuloi një liqen të largët, lart në Himalajet, me diçka të çuditshme të dukshme në ujin e tij të pastër.
Liqeni ishte plot me skelete njerëzore.
Që nga zbulimi i tij, liqeni tashmë famëkeq Roopkund ka tërhequr intriga të mëdha se kush ishin afërsisht 500 skeletet dikur, dhe se si ata të gjithë u grumbulluan atje.
Si të gjitha misteret e mëdha të vrasjeve, sa më shumë njerëz e hetojnë atë, aq më i thellë dhe i çuditshëm është bërë ky mister.
Sipas autoritetve, eshtrat i përksin një grupi ushtarësh japonezë. Megjithatë, më vonë u zbulua se 500 skeletet ishin shuam të vjetër për të qenë ushtarë japonez.
Prej dekadash, studiuesit janë përpjekur të shpjegojën praninë e atyre skeleteve, e disa kanë sugjeruar se ata i përkasin një ushtrie antike indiane, që po ktheheshin pas nj beteje.
Disa të tjerë kanë sugjeruar se një epidemi mund të ketë qenë shkaktare e vdekjes amsive, por megjithatë, nuk ka ende një teori të saktë për të sqaruar misterin