Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Përfundimisht Qeveria Hoti nuk i ka 61 vota – Dështon sërish Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Ka dështuar të votohet për të gjashtën herë radhazi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.
“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Nuk kalon as Projektligji për vlerat e UÇK-së
Edhe Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk ka kaluar sërish. Në seancën e së enjtes, që është vazhdim i të mëparshmeve, morën pjesë vetëm 37 deputetë në votim.
Edhe më herët ka dështuar të kalojë ky projektligj i propozuar nga PDK-ja.
Në fakt, seanca nisi me përplasje rreth këtij projektligji.
Gazmend Bytyçi nga PDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja ftuan për votimin e këtij projektligji, duke thënë se UÇK-ja meriton trajtim të mirë të të gjithëve.
Por, Rexhep Selimi, shef i Grupit parlamentar të VV-së, tha se pikërisht këtë po e bën partia e tij, duke mos i dhënë përkrahje.
Po ashtu, edhe Arben Gashi nga LDK-ja tha se me këtë projektligj nuk mbrohen vlerat e UÇK-së.