“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Këngëtari i famshëm diagnostikohet me tumor të paoperueshëm të trurit: Do ta luftoj deri në fund (FOTO)
Një nga anëtarët e grupit “The Wanted”,Tom Parker, ka zbuluar se është diagnostikuar me tumor të paoperueshëm në tru.
“E dija që diçka nuk kishte në rregull, por kurrë nuk e prishja të ishte kjo”, ka thënë 32-vjeçari, i cili ka një tumor të fazës së katërt.
Këngëtari ka dhënë një intervistë për revistën OK!, ku është shprehur se do të qëndronte pozitiv, pavarësisht se kanceri ishte në fazën e fundit. Ai ka shtuar gjithashtu se do e luftojë sëmundjen.
Në një intervistë për revistën OK!, këngëtari tha se do qëndronte pozitiv, pavarësisht se kanceri ishte në fazën e fundit.
Kujtojmë se Parker pësoi një krizë në korrik dhe u vendos në një listë pritjeje për të bërë një skaner MRI. Gjashtë javë më vonë ai pati një krizë tjetër, më serioze gjatë një udhëtimi familjar në Norwich dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Pas tre ditësh, ai u diagnostikua me tumor në tru. Për shkak të kufizimeve të Covid-19, gruaja e tij nuk u lejua në spital dhe ai ishte vetëm kur e mori lajmin.
Të hënën, çifti postoi një mesazh në Instagram duke u thënë fansave se Parker kishte filluar trajtimin me kimioterapi dhe radioterapi.
“Ne do ta luftojmë këtë,”– thanë ata. “Nuk duam të mërziteni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion.” Glioblastoma është tumori më agresiv i trurit tek të rriturit.
Nga ana tjetër kujtojmë se Parker mori famë në fillimin e viteve 2010 si pjesë e grupit “The Wanted”, pasi dy këngët e tyre “All Time Low” dhe “Glad You Came”, zunë vendet e para në tabelat e klasifikimeve.
Ai u martua me aktoren Kelsey Hardwick në vitin 2018. Çifti kanë një vajzë 16-muajshe, Aurelia dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.