Tuesday, May 24, 2022

Francë, bastisje në shtëpitë dhe rezidencat e zyrtarëve të lartë

Sot herët në mëngjes janë kryer bastisje nëpër shtëpitë e disa zyrtarëve më të lartë francezë në kuadër të hetimit për luftimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID 19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë mediat lokale, bastisjet janë kryer në rezidencat dhe zyrat e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, drejtorit të përgjithshëm të Entit për shëndetësi, Jerome Salomon, dhe në rezidencat e ish-ministres së Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ish- zëdhënëses së Qeverisë, Sibeth Ndiaye dhe ish-kryeministrit, Edouard Philippe.

Kërkimet u kryen si pjesë e një hetimi gjyqësor për mbikëqyrjen e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, që filloi më 3 korrik në Gjykatën e Drejtësisë (CJR).

Akuzat lidhen me “përmbajtjen nga luftimi i katastrofës” në përputhje me ligjin, ndërsa hetimi do të përcaktojë nëse ministrat kryen vepra penale në menaxhimin e krizës shëndetësore.

Gjykata e Drejtësisë pranoi 90 ankesa në lidhje me punën e ministrave, nëntë prej të cilave ishin mjaft të pranueshme për të filluar një hetim.

Gjykata e Drejtësisë është e vetmja gjykatë në Francë që ka juridiksion për të vendosur mbi veprimet e kryera nga zyrtarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

- Advertisment -

Lexoni