Fizikanët simuluan një vrimë të zezë në laborator. Pastaj filloi të shkëlqejë. : ScienceAlert
“Ofertat e shekullit”/ Mediat ruse zbulojnë çfarë iu dha Serbisë për njohjen e Kosovës
Mediat ruse kanë qenë të alarmuara pas vizitës së të dërguarit të BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak.
Sputnik, që në orët e para të mëngjesit thekson se Brukseli i ka bërë të ditur hapur Beogradit që nuk do të miratohet Asocacioni i Komunave Serbe, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.
Në një analizë mbi qëndrimet e fundit të SHBA-së dhe Bashkimit Europian, Sputnik i referohet seklaratës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Phipip Cosnett, i cili pyetjes se çfarë merr në këmbim Serbia nëse njeh Kosovën, i është përgjigjur: “Edhe Kosova e njeh Serbinë”.
Kjo përgjigje i është dukur “cinike” medias së Kremlinit, e cila më pas vijon qasjen duke u tallur me atë që e quan “oferta e Shekullit”.
Analistja politike serbe Jelena Vukoiçiç, duke komentuar vizitën Lajçak në Prishtinë, thekson për Sputnik se fakti që autoritetet e Prishtinës refuzuan me vrazhdësi çdo opsion rreth formimit të Bashkimit të Komunave Serbe, nuk u nënvizua nga Perëndimi dhe kjo tregon qasjen që ata kanë për dialogun.
“Kosova do ta njohë Serbinë”, po konsiderohet si një “koncesion i madh” për Prishtinën
Sputnik thekson se SHBA do të punojnë së bashku me BE për të arritur njohjen e ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës.
E sipas medias ruse, është e qartë si për Lajcak ashtu edhe për BE se “zbatimi i Asocacionit të Komunave fillon kur nënshkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”. Pra, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse ky është qëllimi i marrëveshjes së famshme juridikisht të detyrueshme gjithëpërfshirëse, dhe pastaj çfarë do të ndodhë.
E këtë Sputni e cilëson si “Politika e pandryshuar e Perëndimit” që prej dy dekadave më parë, kur ata bombarduan Serbinë dhe e bënë Kosovën një shtet
Jelena Vukoçiç i kërkon Beogradit që të mos ndërmarrë asnjë hap pa u miratuar nga Prishtina Asocacioni, ndryshe gjithçka sipas saj, do të ishte një rënie në kurthin e Perëndimit.
“BE-në të negociojë me Prishtinën sa të dojë dhe le të arrijnë çfarëdo marrëveshje që dëshirojnë. Edhe ata që me bujari do t’i ofrojnë Beogradit që Kosova ta njohë Serbinë”, shkruan Sputnik në analizën e tij.