Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Hoti shkakron Rashit Qalajn nga kreu i Policisë, emëron u.d. Samedin Mehmetin
Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Qalaj ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovë më 28 gusht të vitit 2018.
Emërimi i tij kishte ardhur pas kalimit të ish drejtor i Policisë Shpend Maxhuni si drejtor i Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës.