Lidhur me nivelet e uraniumit dhe plumbit të gjetura në urinën e adoleshentëve që pinë
Testi i vaksinave për COVID/ SHBA pritet të rifillojë që nga kjo javë
Testi i vaksinave për COVID-19 të AstraZeneca Plc, në Shtetet e Bashkuara, pritet të rifillojë që nga kjo javë.
Testi i madh dhe i fazës së fundit të AstraZeneca në SHBA është në pritje që nga 6 shtatori, pasi një pjesëmarrës në testin e kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar u sëmur me atë që dyshohej të ishte një çrregullim i rrallë inflamator kurrizor i quajtur transverse myelitis.
Ishte e paqartë se si FDA do ta karakterizonte sëmundjen, thanë ata.
Ndërkohë që FDA nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Sipas shkrimit në fjalë, agjencia u kërkon studiuesve që kryejnë testin të shtojnë informacion në lidhje me incidentin në formularët e pëlqimit të nënshkruar nga pjesëmarrësit e studimit, sipas një prej burimeve.
Zyrtarët rregullatorë të Mbretërisë së Bashkuar më parë rishikuan sëmundjen dhe konstatuan se kishte “prova të pamjaftueshme për të thënë me siguri” se ishte apo nuk kishte lidhje me vaksinën.
Ata lejuan që testi të rifillojë me regjistrimin e pjesëmarrësve në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një drafti të formularit të azhurnimit të pëlqimit të ndarë me Reuters.
Rregullatorët në Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut gjithashtu më parë lejuan AstraZeneca të rifillojë testimet e vaksinave atje.