Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Në përvjetorin e 10 të martesës, kryeministri Rama shfaqet më romantik se kurrë
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama mori gjithë vëmendjen e Instagram-it pasi si rrallëherë, postoi një foto romantike të tij dhe Linda Ramës. Me rastin e 10-vjetorit të martesës, Rama u shfaq teksa shkëmbente një puthje në buzë me bashkëshorten, cila mbante në duar një buqetë të madhe lulesh.
“10 vjet”- shkruan kryeministri në përshkrimin e fotos, shoqëruar me një zemër. Edi dhe Linda Rama u kurorëzuan në martesë në tetor të 2010-ës, në një dasmë me rreth 500 të ftuar. Ndonëse, kryeministri i kursen deklaratat romantike në publik, nuk harron ta quajë Linda Ramën “gjysmën e tij” apo të tregojë ndikimin e fortë dhe të nevojshëm që ajo ka mbi të.
4 vite pas martesës, çifti Rama sollën në jetë një djalë, Zahon që pak muaj më parë festoi ditëlindjen e tij të 6-të.