Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Afro 1 mijë armenë të vrarë në konfliktin e Karabakut
Ministrja e Mbrojtjes në Nagorno-Karabakh ka bërë të ditur se numri i trupave armene të vrarë në konfliktin e fundit në rajon ka shkuar në 963.
Sipas kësaj ministrie, që nga fillimi i konfliktit më 27 shtator kur numri i të vrarëve ishte 36, tani ky numër ka shkuar në 963, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Prishja e armëpushimit që ishte arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, i ka zbehur shpresat për paqe në rajon.
Kujtojmë se Nagorno-Karabakh është një regjion i shkëputur nga Azerbajxhani dhe i kontrolluar nga armenët etnikë.