Erdogan reagon pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Turqinë, mesazhi për qytetarët
Tërmeti i rënë pak më parë në brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.
Përmes një mesazhi në Twitter, presidenti Recep Tayyip Erdogan, shprehet se, gjendet pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti duke i siguruar se do të bëhet gjithçka për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“Të shkuara të gjithë bashkëatdhetarëve tanë për tërmetin e rënë në Izmir.
Shteti është pranë çdo qytetari të prekur nga tërmeti. Filluam punën për nisjen e veprime në zonë”, shkruan Erdogan.
Për momentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa ministri i brendshëm Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura.
Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.
Ndërkohë, sipas mediave italiane kanë dhënë alarmin për cunam në Mesdhe.