Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Nuk përmbahet Bleona Qereti, i shpreh hapur “dashurinë” Grenell-it (FOTO)
I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell, ka publikuar një fotografi dje me këngëtaren shqiptare, Bleona Qerretin, duke e cilësuar si yll ndërkombëtar.
Pas publikimit të kësaj fotoje nga Grenell, nuk ka munguar as përgjigja e Bleonës. Ajo ka falënderuar ambasadorin Grenell për gjithçka që ka bërë për popullin shqiptar, derisa në fund i ka thënë edhe se e do.
“I dashur Rick, duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, unë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për popullin shqiptar. Si qytetare amerikane, faleminderit për vendosjen e standardeve të larta në politikën amerikane. Të dua”, ka qenë komenti i Qerretit në foton e publikuar nga Grenell.