44-vjeçari merr peng 13-vjeçaren, e konverton në myslimane dhe martohet me të (FOTO)
Një adoleshente e krishterë 13-vjeçare, Arzoo Raja është marrë peng nga një mysliman 44 vjeçar në Karachi të Pakistanit, i cili e detyroi të konvertohej në fenë e tij për t’u martuar.
Por ngjarja ka shkaktuar protesta në Karachi e Lahore dhe aktivistët kërkojnë anulimin e martesës. Lidhja është konsideruar e ligjshme nga një gjykatë në Pakistan pasi burri tha se vajza e vogël u konvertua me dëshirën e saj.
Arzoo Raja u mor me forcë nga shtëpia e saj në Karachi më 13 tetor, dhe dy ditë më vonë burri tregonte një certifikatë ku thuhej se ajo ishte 18 vjeçe, dhe se ishte konvertuar në fenë e tij.
Sipas raportimeve, në seancën gjyqësore Arzoo ishte përpjekur të vraponte drejt nënës së saj, por burri e mbante të kapur nga krahu për të mos u larguar. Babi i saj tha se fëmija ishte marrë peng nga shtëpia kur të dy prindërit ishin në punë.
Arzoo gjithashtu raportohet se ka ndryshuar emrin në Arzoo Fatima pasi gjyqtari tha se ishte konvertuar në fenë islame me dëshirën e saj.
Në certifikatën e martesës thuhet se ajo është 18 vjeçe, por familja e saj tregoi një certifikatë ku vajza rezultonte vetëm 13 vjeçe.
Në 2017, qeveria e Pakistanit u përpoq të ndalonte martesat e vajzave nën moshë duke caktuar dënime me deri në 10 vjet burg për shkelësit.