Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Isa Mustafa kundër Vjosa Osmanit për presidente, shuan edhe shpresat e Haradinajt
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur hapur se nuk mbështet Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës, pasi kjo e fundit u caktua si e përkohhshme në këtë detyre, si pasojë e dorëheqjes së Thaçit.
“Jo, nuk do të jetë Vjosa Presidente, nuk gabojmë dy herë. Nuk kemi kontakte, s’ka mbetur as dashuri dhe as urrejtje,”– është shprehur sot kreu i LDK. I pyetur nëse është dakord me emërimin në detyrë të Ramush Haradinajt, Mustafa u shpreh qartë që posti i kreut të shtetit i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK-së.
“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore.
Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës, si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend.
Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjesë,”– ka thënë Mustafa.
Nga ana tjetër Ramush Haradinaj, kërkon zgjedhje të reja në Kosovë. Kjo për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit. Partia që udhëheq Haradinaj, e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit.
Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koalicionit qeverisës LDK- AAK- Nisma, Haradinaj tha në Klan se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje. Ne vec kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj.