“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Kush është Joe Biden, pak fjalë për karrierën e tij
Një figurë e hershme e skenës politike në Uashington, joe Biden ka kredenciale të forta sa i përket politikës së jashtme. Gjithashtu, i njohur ndryshe si “njeriu i klasit të mesëm”, ai u përpoq të siguronte mbështetjen e qytetarëve të bardhë, që nuk e parapëlqenin figurën e Barack Obamës në 2008-n.
Senator me 6 mandate nga shteti i Delauerit, Biden u zgjodh për herë të parë në vitin 1972. Ai garoi për herë të parë për president në vitin 1988, por u tërhoq pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalimi nga lideri i atëhershëm i laburistëve britanikë, Neil Kinnock.
Qëndrimi i tij i gjatë në kryeqytetin amerikan u ka dhënë kritikëve material të bollshëm për ta sulmuar.
Në hapat e para të karrierës, ai u rendit përkrah komunitetit me ngjyrë që kundërshtonte urdhrin e gjykatës që autobusi i shkollave të ishte vetëm për nxënësit e bardhë.
Ndërkohë, si kryetar i komisionit gjyqësor të Senatit në vitin 1991, ai mbikëqyri vendimet e Gjykatës Supreme.
Biden ka qenë gjithashtu një avokat i spikatur i draftit antikrim të vitit 1994, që sipas një pjese të së majtës, inkurajoi dënimet e gjata dhe burgimet në masë.
Të dhënat në fjalë e kanë bërë ish-zëvendës presidentin e moderuar të konsiderohet jo pak herë i papërshtatshëm për Partinë Demokratike moderne.