Çfarë thuhet në dokumentet e CIA-s për UFO-t
Një ‘thesar’ konsiderohen dosjet e CIA-s rreth vëzhgimeve të UFO-ve në të gjithë globin është publikuar në internet.
Dosja po shpërthen me qindra të dhëna të deklasifikuara që përmbajnë informacione dikur tepër sekrete për “Fenomenet Ajrore të Identifikuara”.
Baza e të dhënave është në dispozicion, pas një përpjekjeje për dekada të gjatë për të hyrë në të dhënat e CIA-s, të cilat datojnë që nga vitet 1980.
Aktivisti John Greenewald Jr, i cili drejton uebfaqen, thotë se ajo përmban ato që CIA pretendon se janë të gjitha dokumentet e saj për UFO-t.
Në mesin e tyre gjenden histori të çuditshme për një shpërthim misterioz në një qytezë të vogël ruse, ku çatitët e banesave u shkatërrua,n xhamat u thyen dhe një krater gjigand u hap në tokë.
Banorët raportuan se kishin parë një sferë të zjarrtë që lëvizte në ajër, duke ngjallur frikën tek ta se bëhej fjalë për UFO, por ushtria lokale konkludoi se burimi i shpërthimit ishte një dyqan me nitrat amoni. Hetimi i CIA-s ishte pa konkluzione.
Një tjetër dokument përmban detaje të dëshmisë së një boshnjaku në arrati, i cili deklaronte se kishte pasur kontakt me alienët.
Greenwald beson se publikimi i këtyre dokumenteve është i rëndësishëm për publikun. “Publiku ka të drejtë të dijë”, tha ai.
Dokumentet vijnë vetëm 6 muaj para se, ashtu siç ka paralajmëruar, qeveria amerikane të publikojë një raport për UFO-t.
Pentagoni dhe agjencitë e spiunazhit do të duhet të zbulojnë gjithçka dinë për objektet misterioze që kanë vëzhguar. Ekspertëve të inteligjencës iu dhanë 180 ditë kohë për të përpiluar një raport zyrtar për objektet misterioze pranë bazave ushtarake amerikane, që pritet të bëhen publike.