Opozita ruse në protesta, përplasje me policinë, rreth 1 mijë të arrestuar (VIDEO)
Opozita ruse po zhvillon protesta në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Siç njofton Grupi për Monitorim të Protestës (OVD), policia ruse deri më tani ka arrestuar 878 persona në protestat mbështetëse në 40 qytetet te Rusisë, që kërkojnë lirimin e opozitarit Navalny.
Mbështetësit e tij në Moskë janë tubuar afër zyrës së presidentit Vladimir Putin dhe objekteve të nga Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB).
Pavarësisht paralajmërimeve të policisë që ka bërë thirrje që të mos mbahen protesta, protestuesit kanë mbushur rrugët edhe në Siberi.
Pamje nga video tregojnë protestuesit duke thirrur “Putini është hajdut”, derisa janë mbajtur dorë për dore dhe kanë marshuar në temperatura të ulëta.
Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me agjentin nervor Novichok.
Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan.
Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalnyt ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit