“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Diaspora paguan për dërgimin në Kosovë të një vote deri në 150 dollarë
Për shkak të afatit të shkurt kohorë, bashkëatdhetarët që jetojnë në shtetet perëndimore, po detyrohen të paguajnë mbi 50 euro nga Evropa për dërgimin e votës së tyre në Kosovë përmes postës së shpejtë apo mbi 150 dollarë nga SHBA-ja.
Lirim Krasniqi nga Organizata GERMIN, thotë se është e padrejtë që Diaspora të paguajë një kosto kaq të lartë për të shfrytëzuar të drejtën e votimit.
Ndërkohë votues që jetojnë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës thonë se posta e shpejtë për një votues po ju kushton mbi 150 dollarë.
“Shikoni se në çfarë situate na qet ligji zgjedhor i Kosovës dhe KQZ-ja. E nxjerr fletëvotimin vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Pra, kaq kemi afat që ta dërgojmë votën! Kurse dërgesat postare, sidomos për ne që jetojmë në SHBA dhe vende tjera jashtë Evropës, normalisht marrin disa javë! Dhe shërbimet tani janë edhe më të ngadalta e të pasigurta shkaku i Covid-19!E vetmja alternativë është dërgimi me shërbim të posaçëm si FedEx ose DHL, që kushon 150 e më shumë dollarë!Kjo është, domethënë, një taksë shtesë që të imponohet, nëse e do të drejtën e votës!”, ka shkruar Pula.
“Përndryshe, dërgoje votën, po a numrohet a jo, e shohim!Dhe as nuk po flas për këtë absurdin e fundit, “prite telefonatën nga KQZ”, vetëm që dikush atje nga stafi me të pyet, “si jeni, a u lodhët”!Në SHBA kësaj i thonë, “voter suppression”. Shtypja e votës, duke vendosur pengesa e barriera adminstrative, e pagesa të shtuara, për ta penguar ose dekurajuar votën!Kjo është edhe arsyeja pse historikisht, kaq e ulët është pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, pos ndonjë entuziasti të dedikuar! Kurse e drejta e votës nuk është punë entuziastësh, por e drejtë elementare për qytetarët e një republike demokratike!”, ka shkruar në facebook Besnik Pula.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 14 shkurt. Diaspora tashmë ka filluar votimin. Votat e tyre në Kosovë do të vijnë përmes postës.