“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Gashi: Pa tërheqjen e Projektligjit, s’marrim pjesë në seancën për presidentin
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Qeveria nuk e ka tërheq projektligjin për Zgjedhje, ashtu siç ka deklaruar.
Gashi ka thënë se mbetet kërkesë e tyre që ky projektligj të tërhiqet.
“Siç e dini kemi bërë kërkesë eksplicite nga LVV e cila ka marrë një veprim si kërcënim dhe shantazh ndaj opozitës. Ne kemi kërkuar nga Kurti dhe kuvendi ta tërheqë projektligjin që ka propozuar dhe Kurti nuk e ka tërheq. Jemi në të njëjtën situatë. Kemi një situatë të tentimit të përmbytjes së rendit kushtetues, ndryshim i rregullave të lojës”, tha ai.
Gashi tha se janë për përfshirjen e të gjitha komenteve dhe sugjerimeve që kanë dal.
“Ne kemi vërejtje se kanë një ndërhyrje në listën nënshkruese që kanë nënshkruar për thirrjen e seancës për njërin kandidat. Ne si LDK presim që të tërhiqet projektligji të kemi reformë substanciale, sepse nuk ka emergjencë”, shtoi ai.
“Pa e zgjidh këtë problem ne nuk marrim pjesë në seancë. Kërkojmë që të kemi proces transparent. Të ketë gjithpërfshirje, partia në pushtet kërkon t’i bëjë rregullat për vete. Sjellja e mbrëmshme ka qenë e papranueshme e pakuptushme”, ka thënë Gashi.
“Në jemi që të mundësohet votimi nëpër ambasada, por nuk jemi që në mënyrë arbitrare në ora 21:00 të caktohet që ditën e nesërme në mënyrë të imponuar të kryhet projektligji për zgjedhjet e përgjithshme”.
“Duhet automatikisht të tërhiqet nga propozuesi ky projektligj”, ka thënë Gashi.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë javës së kaluar ka vendosur të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, edhe pse është e paqartë nëse të gjithë deputetët e saj do të qëndrojnë në sallë.
Mirëpo, të premten pasi Qeveria e Kosovës paralajmëroi procedimin për shqyrtim në kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti të ndalë “shantazhin ndaj opozitës”. Ai tha nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kurti, qëllimshëm do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një deklarate për media të dielën tha se ka marrë garancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatës së Vetëvetëndosjes për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani se “gjithçka që ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.