AI ndihmon në zbulimin e mistereve të viruseve në oqeane dhe zorrët tona: ScienceAlert
Seanca për presidentin në ora 18:00
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Ushtruesja e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet nga ora 18:00 të shtunën.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.
Kandidatë të Qeverisë Kurti për ta marrë këtë pozitë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
“Unë kam kërkuar nga Arben Gashi se a mund ai të konfirmojë se LDK-ja do të jetë në seancë për të votuar për presidenten e Republikës së Kosovës gjë të cilën ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën u caktua që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00″, tha Kusari Lila.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk tërhiqet propozimi për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.