Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Mbi 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 93 mijë e 655 raste nga 443 mijë e 122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 915 raste të vdekjes janë regjistruar në vend.
Numri i përgjithshëm i të shëruarëve është gjithsej 77 mijë e 433 raste, kurse i rasteve aktive është 14 mijë e 307.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Instituti apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.