“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Presioni i lartë shtynë deputeten Grainca të “zhduket” nga rrjetet sociale
Presioni i madh medial, por edhe i rrjeteve sociale mund t kenë shtyrë deputeten Adelina Grainca, që të mbyllë, çoftë edhe përkohësisht, llogarinë e saj në Facebook.
Kalimi i saj nga PDK në Vetëvendosje në ditën e votimit të presidentit, ka nxitur reagime të shumta.
Befasia më e madhe në seancën ku u votua Vjosa Osmani presidente ishte aderimi i deputetes të PDK-së, Adelina Grainca në Lëvizjen Vetëvendosje.
E pasi u konfirmua aderimi, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së, dhe duket se kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse kjo e fundit vendosi ta mbyll profilin e saj.
“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.
Grainca kandidoi për herë të parë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti që të siguroi votat e mjaftueshme.
Ajo ishte pjesë e listës së PDK-së.